• Home
  • Formula 1
  • “Në Abu Dhabi fitoi spektakli i Formula 1, por humbi sportiviteti”

“Në Abu Dhabi fitoi spektakli i Formula 1, por humbi sportiviteti”

Te Mercedes ende nuk e harrojnë garën e fundit të sezonit të kaluar në Formula 1, ku britaniku Lewis Hamilton u parakalua në xhiron e fundit nga Max Verstappen, duke humbur titullin kampion për pilotë. “Të gjithë e panë se çfarë ndodhi”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

Në atë garë të zhvilluar në Abu Dhabi drejtuesve u interesonte spektakli dhe jo sportiviteti. Ai mbetet një shgënjim i madh, që ka lënë shumë gjurmë brenda nesh”, shton Toto Wolff, që ngushëllohet me faktin se Mercedes fitoi titullin kampionë për konstruktorë.

Për fat të keq asgjë nuk ka ndryshuar pas kaq shumë kohësh dhe ajo garë mbetet një njollë e keqe për Formula 1. Gjithsesi, jemi zhytur në punë për të qenë gati për sezonin e ri, për të qenë sërish më të mirët”, u shpreh Wolff.

Leave A Comment