• Home
  • Tenis
  • Në një hotel me refugjatët, reagon qeveria australiane: Djokovic i lirë të largohet

Në një hotel me refugjatët, reagon qeveria australiane: Djokovic i lirë të largohet

Z.Djokovic nuk është i burgosur në Australi. Ai është i lirë të largohet nga vendi ynë në çdo moment që dëshiron dhe autoritetet e kufirit do ta ndihmojnë për t’u larguar”. Është kjo deklarata publike e bërë sot nga Karen Andrew, Ministrja e Punëve të Brendshme të Australisë, që ka folur për çështjen Djokovic.

Tenisti serb prej gati dy ditësh është ndaluar të hyjë në Australi, pasi ka probleme me dokumentacionin hyrës dhe nuk ka kryer vaksinën anti-Covid, e detyrueshme për të luajtur në grand slam të Australian Open. Ai mori një “leje mjekësore” nga shteti i Victoria (ku ndodhet Melburni), por pasi mbërriti në Australi u ndal në aeroport nga autoritetet e kufirit dhe më pas u transferua në një hotel.

Bëhet fjalë për një hotel ku ka edhe emigrantë të tjerë, ku Djokovic ndodhet i izoluar. “Për sa i përket personave të tjerë që janë të mbajtur në qendrën e emigrimit, në hotelin ku është edhe tenisti, ata persona nuk kanë viza apo leje qëndrimi të vlefshme, kanë hyrë në mënyrë të paligjshme etj., Ne i trajtojmë në mënyrë korrekte të gjithë këta persona, pa bërë asnjë dallim”, tha Andrew.

Leave A Comment