• Home
  • Moto GP
  • “Në pistë ka pilotë të çmendur, garat nuk janë si ruleta ruse”

“Në pistë ka pilotë të çmendur, garat nuk janë si ruleta ruse”

Piloti veteran italian valentino Rossi, që në fund të këtij sezoni do të largohet nga garat e MotoGP, ka folur për aksidentin e rëndë të ndodhur fundjavën e kaluar në Austin, në kategorinë Moto3.

Manovra që bëri Oncu ishte e frikshme. 2 gara pezullim është shumë pak. Të tillë pilotë kamikazë, që në pistë janë të çmendur, duhet të përjashtohen. Asnjë pilot nuk mund të spostohet ashtu, krejt papritur në pistë, me 300km/orë”, tha Rossi.

“Nuk mund të bësh shaka me jetën e pilotëve të tjerë, garat e motoçiklizmit nuk janë si ruleta ruse. Jam dakord që një pilot të jetë agresiv, por jo në këtë mënyrë. Manovra të tilla në pistë janë vetvrasje”, u shpreh Valentino Rossi.

Leave A Comment