• Home
  • Tenis
  • “Ne të tre do të dominojnë edhe vitin tjetër në turnetë e mëdhenj”

“Ne të tre do të dominojnë edhe vitin tjetër në turnetë e mëdhenj”

Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 3 në botë për meshkuj, mendon se ai do të jetë një nga tri tenistët që do të dominojë në fushë gjatë vitit të ardhshëm. duke bërë një bilanc të këtij viti, ai tha: “Në 6 muajt e fundit kemi qenë unë, Novak e Daniil që dominuam në fushë dhe mund të them se ne të tre do të jemi sërish protagonistë edhe gjatë vitit tjetër”.

Personalisht kam fituar shumë besim pas rezultateve të arritura këtë sezon, duke u përmirësuar ndjeshëm si në aspektin teknik ashtu dhe atë psikologjik. Ndihem më i relaksuar në fushë dhe i aftë t’u tregoj të tjerëve se mund të fitoj ndaj Djokovic, ashtu sikurse bëra në Tokio dhe Torino. Shpresoj që ta nis mbarë vitin e ardhshëm, duke qenë protagonist në Australi”, tha Zverev.

Leave A Comment