• Home
  • La Liga
  • “Nëse adhuron futbollin, adhuron edhe atë”. Casemiro: Nuk mund të ndalet

“Nëse adhuron futbollin, adhuron edhe atë”. Casemiro: Nuk mund të ndalet

Casemiro, mesfushori i Brazilit dhe Real Madrid, ka shprehur të gjithë adhurimin e tij për Lionel Messi-t. Lojtari i Los Blancos ka dhënë një intervistë për Panenka, duke shprehur të gjithë dashurinë e tij futbollistike për yllin e Paris Saint-Germain.

“Mungesa e tij në Spanjë ndihet, gjithçka që përfaqësuar për Barcelona-n është e dukshme, është një ikonë e klubit. Është një lojtar me të cilin jemi dashuruar të gjithë. Nëse adhuron futbollin, adhuron Messi-n”, ka thënë Casemiro.

“Do të jemi të përgatitur për kthimin e tij në Bernabeu. Për mua është e pamundur ta ndal Messi-n i vetëm; shokët e mi të skuadrës do të duhet të më ndihmojnë. Kundër PSG-së do të shohim një ndeshje të madhe”.

Leave A Comment