• Home
  • Formula 1
  • “Nëse Hamilton tërhiqet, kjo do të jetë një akuzë e rëndë për Formula 1”

“Nëse Hamilton tërhiqet, kjo do të jetë një akuzë e rëndë për Formula 1”

Muaji shkurt do të jetë vendimtar për të ardhmen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton. Piloti britanik i Mercedes ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, ndërkohë që pas dy javësh do të bëhet prezantimi i makinës kampione bote në Formula 1.

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, u shpreh për këtë çështje, duke hedhur akuza për drejtuesit e këtij spotr: “Shpresoj ta rishohim sërish në pistë, pasi ai është një pjesë e rëndësishme e sportit tonë. Nëse ai tërhiqet nga sporti, ky veprim do të ishte një akuzë për gjithë Formula 1”.

Do të ishte katastrofë nëse piloti ynë më i mirë të largohet nga garat për shkak të disa vendimeve skandalozë të komisarëve të pistës. Vendime të dyshimta, që për fat të keq vendosën titullin kampion. Ajo që i ndodhi Lewis ishte një gjë e gabuar, pasi atë ditë askush nuk mund ta mposhte në pistë, deri në momentin që komisarët vendosën fituesin”, tha Wolff.

Leave A Comment