• Home
  • La Liga
  • Neymar: Ja çfarë bëri Messi kur qava në dhomat e zhveshjes

Neymar: Ja çfarë bëri Messi kur qava në dhomat e zhveshjes

Neymar është një nga yjet e PSG-së.

Bashkë me Messi-n dhe Mbappe-në formojnë një nga treshet më të forta sulmuese të historisë së futbollit.

Lojtari brazilian është ndalur nga një dëmtim që po e mban jashtë fushës. Ndeshja e fundit e tij ka qenë më 28 nëntor kundër St. Etienne.

Në dokumentarin mbi jetën e tij që po shfaqet në Netflix, sulmuesi ka rrëfyer një anekdotë në lidhje me kohën e kaluar te Barcelona, kur shoku i  tij i skuadrës ishte pikërisht Leo Messi.

“Kur jaam transferuar te Barça, Leo Messi më ka thënë: ‘Mos u shqetëso për mua, jam këtu për të të ndihmuar, vazhdo të punosh’. Mendoj se kjo ishte mbështetja për të cilën kisha nevojë”, ka thënë Neyar.

“Në sezonin e parë me Barçën kam qenë nën një presion shumë të madh, nuk e njihja veten. Po qaja në dhomat e zhveshjes dhe në atë moment Messi më ka folur. Në atë moment ka ndryshuar gjithçka”.

Leave A Comment