• Home
  • Formula 1
  • Nga Gjermania japin lajmin: Ja çfarë do të bëjë Hamilton më 18 shkurt

Nga Gjermania japin lajmin: Ja çfarë do të bëjë Hamilton më 18 shkurt

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik Lewis Hamilton duket se është zgjidhur. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të jetë rregullisht në pistë këtë sezon me Mercedes. Ai do të jetë i pranishëm më 18 shkurt, në prezantimin e makinës Mercedes. Lajmin e konfirmojnë mediat gjermane (RTL), që u referohen burime nga makina gjermane.

Hamilton ka ende edhe dy vite kontratë me Mercedes. Pavarësisht polemikave që pati me komisarët e garës së Abu Dhabi për humbjen e titullit kampion, ai do të vijojë të garojë. Hamilton ka mbyllur prej gati dy muajsh çdo komunikim në rrjetet sociale, pasi mbeti i zhgënjyer.

Pak ditë më parë, Mercedes publikoi një video të xhiruar që në dhjetor 2021, ku Hamilton e Russell (piloti i ri i Mercedes) uronin Vitin e Ri kinez. Kjo lë të mendosh se ai do të garojë, pasi Mercedes nuk mund të publikojë një video me një pilot që nuk do të garojë më për të.

Leave A Comment