• Home
  • Bundesliga
  • Nga Gjermania konfirmojnë klauzolën e përballueshme të Haaland

Nga Gjermania konfirmojnë klauzolën e përballueshme të Haaland

Me më pak se një javë deri në vitin 2021, në “Olimpin” e klubeve të mëdha evropiane është një emër që “fluturon” mbi të gjithë: Earling Haaland. 2022-shi duket se do të jetë viti në të cilin norvegjezi do të largohet nga Borussia Dortmund për t’u rehatuar në një nga më të mëdhenjtë e kontinentit. Sipas BILD, këtë do ta bëjë në këmbim të një klauzole prej 75 milionë eurosh, mjaft e përballueshme për fuqitë e mëdha.

Kjo është arsyeja pse Real Madrid, Manchester City, Manchester United dhe madje Barcelona kanë një marrëdhënie shumë të mirë me agjentin e tij, Mino Raiola. Edhe Bayern Munich është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së bomberit norvegjez.

Sulmuesi, nga ana e tij, fokusohet në përfundimin e sezonit me skuadrën verdhezi, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2024. Megjithatë, ai i qëndron asaj klauzole “të përballueshme”, nëse në verë dëshiron të luftojë për gjëra më të mëdha se Kupa e Gjermanisë, Bundesliga apo “Europa League”.

Leave A Comment