• Home
  • Seria A
  • Nis me gol Napoli-Inter, Insigne dhe VAR ndëshkojnë zikaltrit

Nis me gol Napoli-Inter, Insigne dhe VAR ndëshkojnë zikaltrit

Napoli-Inter, ndeshja e madhe e javës së 25-të të Serisë A, është zhbllokuar pas vetëm shtatë minutash lojë falë një penalltie të realizuar nga Lorenzo Insigne-s.

Një ndërhyrje e De Vrij ndaj Osimhen në zonën e rreptësisë është vlerësuar si një faull nga arbitri Doveri, i cili është thirrur nga VAR për ta rishikuar episodin.

Në rast se rezultati mbetet i pandryshuar, Napoli do të parakalonte Inter-in në klasifikim dhe do të merrte kreun e Serisë A.

Leave A Comment