• Home
  • Kupa e Botës
  • “Një Botëror tjetër pa Italinë do të ishte fatkeqësi për të gjithë”

“Një Botëror tjetër pa Italinë do të ishte fatkeqësi për të gjithë”

Francesco Totti shpenzoi disa fjalë edhe për situatën e Italisë, e cila rrezikon kualifikimin në Botërorin 2022: “Dy-tre muaj më parë ishim këtu për të festuar Kampionatin Evropian, po flisnim për një ekip të nivelit të lartë. Faleminderit Mancinit dhe djemve që na bënë të ngjitemi në majat e Europës.

Tani kemi ‘play-off’-in e Botërorit dhe jo gjithmonë kjo na tregon për mirë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe të brohorasim e mbështesim kombëtaren. Një Botëror pa Italinë do të ishte një fatkeqësi për të gjithë. Ne duam të kthehemi përsëri në majat e botës”.

Leave A Comment