• Home
  • Moto GP
  • Një debutues siguron “pole” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Një debutues siguron “pole” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Piloti spanjoll Jorge Martin, debutues këtë sezon në MotoGP me Ducati Pramac, siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Losail, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Doha. Kjo është hera e parë që siguron “pole” në MotoGP.

Martin dha kohën 1’53”106, duke lënë pas francezin Johann Zarco me Ducati zyrtar dhe spanjollin Maverick Vinales me Yamaha. Kjo treshe do të përbëjë vijën e parë të nisjes nesër në garë. Zhgënjen Valentino Rossi, që u klasifikua në vendin e 21-të, i parafundit.

Gara e Doha është e dyta sezonale në MotoGP.

Leave A Comment