Atletico Madrid ka humbur një rast të artë për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes së kampionatit spanjoll.
Skuadra e Diego Simeone-s, në fakt, është mundur mbrëmjen e sotme në shtëpi kundër Levante-s së vendit të fundit.
Ka qenë një gol i Melero-s në minutën e 54-t që ka vendosur sfidën e luajtur në Ëanda Metropolitano. Një gol që do të mbetet në historinë e La Liga-s.
Në fakt, Gonzalo Melero është bërë lojtari i parë i Levante-s në historinë e La Liga-s që ka shënuar kundër Real Madrid, Barcelona dheAtletico de Madrid.
Ky rezultat i ka lënë Colchoneros në vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Levante ka shkuar në 14 pikë, 7 larg mbijetesës.