• Home
  • Basketboll
  • Një nga më të paguarit në NBA befason: Doja t’i jepja fund jetës dy vite më parë

Një nga më të paguarit në NBA befason: Doja t’i jepja fund jetës dy vite më parë

Në një moment të jetës time, kam menduar t’i jap fund gjithçkaje, duke u larguar nga kjo botë. Kjo ndodhi kur ishim në mes të pandemisë”. Është kjo deklarata e trishtë e dhënë sot nga basketbollisti John Wall, një nga yjet e NBA-së dhe më të paguarit.

Lojtari që këtë verë kaloi te Clippers, më tej shton: “Unë dëmtova Thembrën e Akilit, mamaja ime u sëmur dhe më pas ndërroi jetë. Po ashtu edhe gjyshja ime.  Isha me mamanë në krah kur kryente kimioterapinë deri në frymën e saj të fundi. Kam fjetur për tri ditë me radhë në një divan”.

Ylli i NBA-së ka kaluar dy vite të vështira me fanellën e Houston dhe tashmë i kujton me trishtim ato momente. “Nëse dola nga ajo situatë mund t’ia dal mbanë ndaj çdo situate tjetër në jetë”, tha John Wall.

Për mua, fakti që jam rikthyer është diçka e jashtëzakonshme. Tifozët kanë dëshirë të më shohin në fushë, por edhe mbështetja e njerëzve ishte e madhe”, tha organizatori, që mori mbështetjen edhe të LeBron James: “Jam krenar për ty vëllai im”.

Leave A Comment