• Home
  • Bundesliga
  • “Një trup i huaj”, Matthaus kritikon yllin e Bayern: Raporti cilësi-çmim, zhgënjyes

“Një trup i huaj”, Matthaus kritikon yllin e Bayern: Raporti cilësi-çmim, zhgënjyes

Ka ardhur një kritikë e ashpër nga legjenda e  Bayern Munich, Lothar Matthaus, kundrejt qendërmbrojtësit Dayot Upamecano.

Francezi, i blerë nga Leipzig për 42.5 milionë euro, ka përfunduar në bankën e të akuzuarve pas humbjes së bujshme 4-2 të pësuar nga bavarezët kundër Bochum-it. Një paraqitje aq e keqe, sa ai është zëvendësuar pas pjesës së parë:

“Mendoj se disa lojtarë nuk e kanë arritur akoma atë që pritet nga ata në Mynih, veçanërisht për raportin cilësi-çmim. Po flasim për Upamecano”, ka thënë hapur Matthaus.

“Është një trup i huaj si në nisjen e manovrës, ashtu edhe në punën mbrojtëse. Natyrisht është një probleme dhe për shokët e skuadrës, të cilët e kuptojnë këtë. Niveli i tij nuk u jep siguri lojtarëve që ka në krah”.

Leave A Comment