• Home
  • Bundesliga
  • Një xhevahir falas si Ginter; mundësi për t’u kapur në “fluturim” nga Interi

Një xhevahir falas si Ginter; mundësi për t’u kapur në “fluturim” nga Interi

Një mundësi për t’u kapur në fluturim, një mundësi për të përforcuar ekipin pa asnjë kosto, që nuk duhet humbur. Interi monitoron merkaton për sezonin e ardhshëm dhe studion profilet e lojtarëve që iu skadojnë kontratat. Mes tyre është edhe Matthias Ginter, mbrojtësi i lindur më 1994, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014.

27-vjeçari njoftoi të martën përmes një postimi të publikuar në Instagram vendimin për të mos rinovuar kontratën që e lidh deri më 30 qershor me Borussia Monchengladbach dhe dëshirën për të nisur një aventurë të re.

“Pas një sërë negociatash, kam vendosur të mos e zgjas kontratën, e cila skadon në verë. Pas 5 viteve të shkëlqyera te Borussia Mönchengladbach është shumë e vështirë për mua të bëj këtë hap, por kam vendosur të marr një rrugë tjetër në karrierë për rritjen time personale dhe profesionale. I detyrohem shumë Borussia-s dhe do ta kem gjithmonë në zemër klubin dhe tifozët e saj”.

Mbi 270 paraqitje në Bundesligë me fanellat e Borussia Dortmund, Freiburg dhe Borussia Monchengladbach; 39 në ndeshjet ndërkombëtare mes Champions League dhe Europa League. Ginter ka grumbulluar një pasuri të madhe eksperience, së cilës i shtohet shkathtësia dhe përshtatja me sisteme të ndryshme të lojës.

Ai ka luajtur tashmë në mbrojtjen me 3 dhe 4 lojtarë. Karakteristika që nuk kanë kaluar pa u vënë re në sytë e drejtuesve të Interit, të cilët prej disa kohësh janë fokusuar te 27-vjeçari.

Leave A Comment