• Home
  • Tenis
  • Njeriu që shkroi librin me biografinë e Djokovic jep lajmin surprizë

Njeriu që shkroi librin me biografinë e Djokovic jep lajmin surprizë

Novak Djokovic është vaksinuar!!!

Lajmin e konfirmoi sot për mediat shkrimtari gjerman Daniel Muksch, njeriu që ka shkruar biografinë e tenistit serb Novak Djokovic. “Nga ajo që kam dëgjuar nga stafi i tij, duket se Novak është vaksinuar”, ka thënë shkrimtari për median austriake “Haute”.

Duket se përjashtimi nga Australia tri javë më parë, duke mos marrë dot pjesë në grand slam-in e Australian Open, ka qenë një mësim i mirë për tenistin serb. Numri 1 në botë është një “no-vax”, por këtë herë duket se është dorëzuar. Ai u përjashtua nga Australia pikërisht se ishte i pavaksinuar.

Për momentin ky lajm nuk është i konfirmuar nga Novak Djokovic apo stafi i tij.

Ndoshta ajo që ndodhi në Australi e ka detyruar të marrë këtë vendim. Gjatë kësaj kohe ndodhën shumë gjëra: Ai u përjashtua, Nadal fitoi titullin e 21-të slam dhe rrezikon të mos luajë në të tjerë grand slam. Ndaj ka ndryshuar mendje”, thotë Muksch.

Leave A Comment