• Home
  • Tenis
  • Novak Djokovic rinis stërvitjen, në Australian Open shpresojnë

Novak Djokovic rinis stërvitjen, në Australian Open shpresojnë

Edhe pse organizatorët e Australian Open e kanë përfshirë tenistin serb Novak Djokovic në listën e pjesëmarrësve për edicionin 2022, sërish prania e tij është në dilemë.

Ende nuk dihet nëse numri 1 në botë për meshkuj, kampion në fuqi i këtij turneu, është vaksinuar apo jo. Siç dihet, vaksinimi është i detyrueshëm për këdo që do të jetë pjesëmarrës në këtë turne.

Nga Beogradi bëjnë me dije se Djokovic ka rinisur stërvitjen. “Përgatitjet për vitin 2022 kanë nisur dhe puna po shkon mjaft mirë”, u shpreh tenisti serb, pa bërë me dije detaje të tjera në lidhje me rikthimin e tij në fushë.

Në Melburn presin që Djokovic të jetë i pranishëm në fushë në Australian Open, duke qenë se ai në javën e parë të janarit do të luajë në turneun ATP të Sidney, shtet ku vaksina nuk është e detyrueshme.

Leave A Comment