• Home
  • Bundesliga
  • “Nuk arrija ta besoja”, Lewandowski: Isha i tronditur dhe i zhgënjyer

“Nuk arrija ta besoja”, Lewandowski: Isha i tronditur dhe i zhgënjyer

Sulmuesi i Bayern Munich dhe i Polonisë, Robert Lewandowski, ka zbuluar si ka reaguar kur ka marrë lajmin e largimit të trajnerit Paulo Sousa, i cili ka braktisur kombëtaren polake për Flamengo-n.

“Nuk arrija ta besoja, isha i tronditur dhe i zhgënjyer. Nuk kishte asnjë sinjal për këtë lamtumirë befasuese”, ka thënë ylli i Bayern.

“Ka lënë shumë për të dëshiruar mënyra si ka ndodhur. Mendoj se kjo është gjëja më e keqe e gjithë situatës.

Ndoshta kjo do të na motivojë më shumë për playoff-in kundër Rusisë”, ka thënë Lewa për gazetën polake Sport.

Leave A Comment