• Home
  • Formula 1
  • “Nuk duhet të tërhiqet, shpresoj të duelojmë sërish për titull”

“Nuk duhet të tërhiqet, shpresoj të duelojmë sërish për titull”

Pasi e mposhti këtë vit në pistë (edhe me pak fat), duke i marrë titullin kampion bote në Formula 1, piloti holandez Max Verstappen shpreson që rivaliteti mes tij dhe Leëis Hamilton të vijojë edhe sezonin e ardhshëm.

Beteja në pistë me Lewis më mësoi shumë gjëra. E dija që ishte pilot i fortë, por nuk kisha patur kurrë mudnësinë të dueloja me të në çdo garë për titull. Të dy këtë vit e çuam makinën përtej limiteve, duke marrë dhe duke dhënë shumë në pistë nga makina”, tha Verstappen.

Këtë sfidë do ta kujtojmë gjithnjë, ndaj shpresoj që unë dhe ai të kemi mundësi të duelojmë për titull edhe sezonin e ri”, tha Verstappen. Ditët e fundit është përfolur për një tërheqje të Hamilton nga garat e Formula 1, pas zhgënjimit që pësoi në garën e fundit.

Leave A Comment