• Home
  • La Liga
  • “Nuk e di se çfarë i ka ndodhur”, Asensio dhe misteri Hazard: Ndoshta një ditë…

“Nuk e di se çfarë i ka ndodhur”, Asensio dhe misteri Hazard: Ndoshta një ditë…

Në shtëpinë e Real Madrid është bërë një bilanc i sezonit pas eliminimit në Kupën e Mbretit, por njëkohësisht mundësitë për të fituar La Liga-n dhe veçanërisht për të përparuar në Champions League.

Marco Asensio, në një intervistë të dhënë për El Larguero, ka folur për tema të ndryshme, duke përfshirë edhe rendimentin e Eden Hazard, i cili nuk ka dhënë atë që pritej nga ai nga momenti që ka veshur fanellën e Los Blancos.

HAZARD – “Më duket mirë, ka dëshirë të tregojë vlerat e tij dhe t’i lumturojë të gjithë, por shumë gjëra janë mbledhur bashkë duke përfshirë edhe dëmtimet”, ka thënë Asensio në lidhje me shokun ë skuadrës.

“Rendimenti i tij? Mendoj se është e vështirë të dish çfarë ka ndodhur. Nuk e di me saktësi. Duhet pyetur ai, ndoshta do të na e thotë një ditë. Ka një talent të pabesueshëm dhe mund të jetë akoma shumë i rëndësishëm për ne në këtë sezon.

CHAMPIONS – Mes ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për Real Madrid është sfida e dyfishtë me PSG-në në 1/8-at e Champions League: “Në këtë rast nuk ka favoritë. Jemi përballë një skuadre të madhe, me yje të mëdhenj, por ne jemi Re al Madrid. Do të shkojmë atje për të fituar”.

MBAPPE – Nga PSG te Mbappe: “Nëse Mbappe do të vijë te Real-i? Unë do të doja të luaja me më të mirët. Mbappe është një lojtar që ka treguar shumë dhe ëndërron të vijë këtu. Nëse do të vijë, do të isha i lumtur të ndaja dhomat e zhveshjes me të dhe do të kuptohemi shumë mirë”, fjalët e thëna nga Asensio.

 

Leave A Comment