• Home
  • Bundesliga
  • “Nuk e di, të shohim” | Lewa zbulon prapaskenën e bujshme dhe bën italianët të ëndërrojnë

“Nuk e di, të shohim” | Lewa zbulon prapaskenën e bujshme dhe bën italianët të ëndërrojnë

I vlerësuar mbrëmjen e së hënës në Dubai për Globe Soccer Awards, Robert Lewandowski ka zbuluar disa prapaskena që mund ta kishin shtyrë të vishte fanellën e Genoa-s në 2010-ën.

Sulmuesi i Bayern Munich dhe i Polonisë ka pranuar se ka qenë shumë afër kuqebluve para se të pranonte ofertën e Borussia Dortmund. Ajo që ka bërë diferencën në zgjedhjen e tij ka qenë fakti se verdhezinjtë mund të luanin në kompeticionet europiane.

“Kam shkuar të shihja derbin Genoa-Sampdoria, por e dija se ku do të luaja: Borussia më kiste kontaktuar dhe luante në Europa League, ndërsa Genoa jo. Kam zgjedhur një klub që luante kupat europiane”, ka thënë polaku.

“Një të ardhme në Itali? Nuk e di, por më pëlqen shumë Italia. kaloj shumë kohë në verë atje, më pëlqen ushqimi dhe personat më qeshin shumë: mund të them vetëm gjëra të mira për Italinë dhe italianët. Nuk e di, të shohim”.

Leave A Comment