• Home
  • Champions League
  • “Nuk i jep asgjë skuadrës”, ish-ylli i PSG-së kundër Messi-t: Ka një sjellje të çuditshme

“Nuk i jep asgjë skuadrës”, ish-ylli i PSG-së kundër Messi-t: Ka një sjellje të çuditshme

Paraqitja e Lionel Messi-t ka ndezur debatin në Francë rreth ndikimit të vërtetë që ka patur argjentinasi te Paris Saint-Germain. Lojtari më i fortë në botë është lënë në hije dje nga shoku i tij i skuadrës, Mbappe, goli i të cilit e ka shpëtuar argjentinasin pas penalltisë së gabuar.

Jerome Rothen, ish-lojtar i PSG-së dhe opinionist i vlerësuar në Francë, ka thënë për RMC Sport:

“Ka qenë një zgjedhje e gabuar. Marrja e Messi-t ka qenë e mrekullueshme për sa i takon marketingut. Fanellat shiten dhe njerëzit vijnë në stadium për ta parë të luajë me PSG-në.

“Megjithatë, nga ana sportive nuk i jep asgjë më shumë skuadrës. Dhe gjëja më problematike është se në një ndeshje të madhe, ku pret të dalë në pah kampioni, ka qenë më shumë një pengesë për ekipin.

“Gabimet teknike, topat e humbur, penalltinë e gabuar u ndodhin të gjithëve. Por është sjellja që duhet të na bëjë të reflektojmë: shikonte këpucët, dukej se nuk ishte i kënaqur. Edhe në goditjet standarde është i çuditshëm”.

Leave A Comment