• Home
  • Bundesliga
  • “Nuk kam vendosur për të ardhmen”, Coman: Nuk përjashtoj që…

“Nuk kam vendosur për të ardhmen”, Coman: Nuk përjashtoj që…

Kingsley Coman nuk e ka vendosur akoma të ardhmen e tij.

“Kam dëshiruar gjithmonë të luaja për një klub të madh dhe Bayern është një nga këto. Nuk është i vetmi klub i madh në botë, por për mua përfaqëson futbollin e nivelit të lartë”, ka thënë ylli i bavarezëve në prag të ndeshjes së Champions-it kundër Barcelona-s.

“Ky është klubi që ka patur ndikimin më të madh në karrierën time. Kështu, edhe pse nuk e kam marrë akoma një vendim, është një skuadër shumë e rëndësishme për mua dhe do të bëj gjithçka është e mundur që gjërat të shkojnë mirë.

“Kjo është gjithçka, nuk e përjashtoj mundësinë që të qëndroj këtu”.

Leave A Comment