• Home
  • Tenis
  • Nuk luan prej 6 muajsh, por Federer fiton për të 19-tin vit radhazi këtë trofe

Nuk luan prej 6 muajsh, por Federer fiton për të 19-tin vit radhazi këtë trofe

Edhe pse nuk luan që prej korrikut të këtij viti dhe rendimenti i tij në fushë nuk është ai i dikurshmi, tenisti Roger Federer mbetet i preferuari i fansave të këtij sporti. Zvicerani ka fituar një tjetër trofe të ATP-së, atë të “Tenistit më të preferuar nga fansat”.

Interesant fakti se Federer e fiton këtë çmim prej 19 vitesh radhazi, një rekord që nuk mund t’ia heqë dot njeri. Ai mbetet një idhull i publikut dhe sa herë që ai zbret në fushë stadiumi është plot. Zvicerani pritet të rikthehet në fushë në pranverën e 2022-shit.

Leave A Comment