• Home
  • La Liga
  • “Nuk më lanë të shkoja te Barça”, zhgënjimi i yllit: Kam luajtur edhe me kokën e thyer për ata

“Nuk më lanë të shkoja te Barça”, zhgënjimi i yllit: Kam luajtur edhe me kokën e thyer për ata

Nicolas Tagliafico ka folur për dështimin e transferimit të tij nga Ajax-i te Barcelona. Dëshira e lojtarit ishte që të shkonte te katalanasit, por klubi holandez nuk ka pranuar.

“Në katër vite kam luajtur me kokën e thyer, me syze mbrojtëse, në 70%. E kisha kaviljen të ënjtur dhe më kanë kërkuar nëse mund të luaja, nuk kam refuzuar kurrë edhe pse nuk kam qenë në 100%. Kam dhënë gjithçka, sa herë ma kanë kërkuar. Edhe jashtë fushës kam mbrojtur interesate klubit”, ka thënë lojtari për AS.

“Më pas, kur më është paraqitur një mundësi e tillë, nuk më kanë lënë të largohem. Jam i zhgënjyer, e kuptoj që situata nuk është e lehtë, se jemi në janar, por kështu dëmtohemi të dyja palët: unë sepse nuk arrij të realizoj një ëndërr, klubi sepse më mban.

“Më kanë kuptuar, kanë arsyet e tyre, por është për të ardhur keq sepse raste të tilla nuk mund të humben dhe ky ishte një rast unik, mundësia për të shkuar te një klub si Barcelona do të kishte qenë një ëndërr dhe nuk më kanë ndihmuar”.

Leave A Comment