• Home
  • Premier League
  • “Nuk shkoj më në kombëtare”, befason ylli i Chelsea-t: Më vjen keq për tifozët

“Nuk shkoj më në kombëtare”, befason ylli i Chelsea-t: Më vjen keq për tifozët

Hakim Ziyech ka vendosur të mos e veshë më fanellën e Marokut. Ylli i Chelsea-t është përjash tuar nga Kupa e Afrikës nga trajneri Vahid Halilhodzic, sepse nuk përkushtohej sa duhej.

Fantazisti i talentuar e ka zbuluar vendimin për të mos qenë më pjesë e kombëtares marokene në një intervistë të dhënë për AdSportsTv.

“E di si funksionon atje. E pranoj vendimin e trajnerit, por unë nuk kam më ndërmend të luaj për kombëtaren time. Më vjen keq për njerëzit, por ky është vendimi që kam marrë”, ka thënë Ziyech.

Leave A Comment