• Home
  • Premier League
  • “Oktapodi” i ka zhgënjyer, tifozët anglezë pyesin: Ku është Pogba i Juves?!

“Oktapodi” i ka zhgënjyer, tifozët anglezë pyesin: Ku është Pogba i Juves?!

Pak lojtarë i kanë ndarë tifozët siç bën Paul Pogba te Manchester United. Francezi është në vitin e tij të gjashtë me “Djajtë e Kuq”, pas katër sezonesh të Juve. Që nga kthimi në Angli, paraqitjet e tij kanë qenë gjithmonë të turbullta, në kërkim të lojtarit dërrmues që kishim parë në Torino.

Sipas “ManchesterEveningNews”, ka shumë zhgënjim tek tifozët e Manchester United, sepse ata e dinë se sa i talentuar është “Oktapodi”, por kurrë nuk kanë mundur ta shohin atë në maksimum. Kostoja e kartonit, shumë e lartë, sigurisht që nuk ndihmoi, gjë që vetëm sa rriti presionin dhe pritshmëritë ndaj Pogba.

Pyetja që tifozët e Manchester United i bëjnë vetes më shpesh ishte: “Ku është Pogba i Juves?” E njëjta gjë për ekspertët. Gazeta angleze shton se, megjithatë, as Pogba i Juves nuk ishte një lojtar i kompletuar. Atje kishte artistë të kalibrit të Pirlos, Marchisio dhe Vidal; ndaj Pogba nuk u ngarkua me përgjegjësi dhe mund të luante lojën e tij, i lënë i lirë nga Conte dhe Allegri. Ishte “qershia mbi tortën” e një ekipi që tashmë kishte themele të forta.

Juve, – thotë “ManchesterEveningNews”, – kishte një nga mesfushat më të kompletuara në Evropë, e cila e çoi në finalen e Champions-it 2015. Pas humbjes me Barcelonën, Vidal shkoi te Bayern Munich dhe Pirlo në MLS. Khedira mbërriti dhe Pogba u bë lider. Në sezonin e tij të fundit në Torino, mesfusha bardhezi u bë e Pogba.

Ai dominonte me një lehtësi tallëse, ndonjëherë epërsia e tij ishte e turpshme për kundërshtarët, si ajo e një të rrituri që luan futboll kundër fëmijëve të shkollës. Që nga viti 2016 ka pasur shumë mesfushorë, por askush nuk ka arritur të përziejë fuqinë, forcën, dinakërinë dhe teknikën si Pogba. Nëse në Manchester nuk ka shkëlqyer gjithmonë, në Torino është ndjerë mungesa e tij.

Leave A Comment