• Home
  • Tenis
  • Osaka rikthehet me fitore pas 4 muajsh, Tsitsipas në dyshim për Australian Open

Osaka rikthehet me fitore pas 4 muajsh, Tsitsipas në dyshim për Australian Open

Më 17 janar do të nisë në Melburn grand slam i Australian Open dhe tenistët janë duke bërë përgatitjet e fundit. Pothuajse të gjithë tenistët ndodhet në Australi, ku po marrin pjesë në disa turne të vegjël.

Në fushë është rikthyer pas 4 muajsh pushim ish-numri 1 në botë, tenistja japoneze Naomi Osaka. Ajo është kampione në fuqi e Australian Open, por muajt e fundit kaloi një krizë psikologjike dhe nuk luajti.

Në turneun e Melburn Summer Set, ajo fitoi sot 2-1 (6-4, 3-6, 6-3) ndaj francezes Alize Cornet. Kjo është fitorja e parë e Osaka pas 4 muajsh dhe duket se do të luftojë deri në fund për të mbrojtur titullin.

Nuk vijnë lajme të mira nga tenisti grek Stefanos Tsitsipas, numri 3 në botë. Ai ndodhet në Sidney dhe po luan në ATP Cup, por ka probleme me bërrylin, çka mund ta detyrojë të tërhiqet në momentin e fundit.

Dua të luaj, por nuk e kam vendosur ende. Kam ende dhimbje dhe po ndjek këshillat e mjekut. Shpresoj të rikuperoj gjatë këtyre dy javëve që kanë mbetur dhe të luaj normalisht në Melburn”, tha Tsitsipas.

Leave A Comment