• Home
  • Bundesliga
  • Pa Haaland, Dortmund turpërohet brenda fushe. Mbyllet Bundesliga?!

Pa Haaland, Dortmund turpërohet brenda fushe. Mbyllet Bundesliga?!

No Haaland, no Party! Borussia Dortmund pëson një humbje të turpshme në shtëpi duke u mundur 2-5 nga Bayer Leverkusen.

Skuadra e Marco Rose kështu i largohet edhe më shumë vendit të parë, teksa tani Bayern Munich, pas suksesit të së shtunës përballë Leipzig, shkon 9 pikë larg.

Garë e përuruar nga autogolat e Akanji dhe Frimpong: një çerek ore e parë e pazakontë, pas të cilës Aspirinat kanë nisur festivalin e golave.

Ata që vendosin fatin e ndeshjes në “Signal Iduna Park” janë Ëirtz, Andrich, Tah dhe Diaby.

I pavlerë goli i Tigges në fund.

Një sukses shumë i madh, i cili çon Bayer -5 nga Borussia dhe që për pasojë konsolidon më tej lidershipin e Bayern Munich.

Leave A Comment