• Home
  • Moto GP
  • “Pa Rossin në skuadër, tani jam unë lideri i ri te Yamaha”

“Pa Rossin në skuadër, tani jam unë lideri i ri te Yamaha”

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, ka deklaruar se është gati për sezonin e ri të MotoGP. Gjatë prezantimit të motorit japonez, ai u shpreh se tashmë ndjen më shumë përgjegjësi mbi vete pas largimit nga ky motor i legjendës Valentino Rossi,

Të mbash mbi shpinë trashëgiminë e Valentino Rossi është e vështirë, por mendoj se tani do të kemi më shumë liri veprimi. Do të jem lideri i ri i Yamaha, do të kem përgjegjësinë e skuadrës dhe ky është një motivim shtesë”, tha Vinales.

Vendin e Rossit te motori Yamaha e zuri francezi Fabio Quartararo, që deklaroi: “Për mua është një ëndërr te jem këtu dhe të ulem në vendin e Rossi. E shihja në pistë kur isha fëmijë dhe tani jam këtu, në vendin e tij. Ky është viti i parë te Yamaha, shpresoj që përvoja e fituar vjet në MotoGP të më ndihmojë”.

Leave A Comment