• Home
  • Flamurtari
  • Pa tifozë, por me “fishekzjarre”: Superliga rifillon me 13 gola në 4 ndeshje! Tirana “e zakonshme” (VIDEO+RENDITJA)

Pa tifozë, por me “fishekzjarre”: Superliga rifillon me 13 gola në 4 ndeshje! Tirana “e zakonshme” (VIDEO+RENDITJA)

Superliga ka rinisur pas fazës akute të pandemisë dhe e ka bërë duke dhuruar spektakël, edhe pse ka qenë e mundur të shijohet vetëm nga shtëpia dhe përpara TV.

Në katër ndeshjet e orës 17:00, të vlefshme për Javën e 27-të, janë shënuar 13 gola, pra mesatarisht 3 gola për ndeshje, edhe pse mungoi tifozeria në shkallët e stadiumeve.

Tirana rikonfirmohet skuadra dominuese e kampionatit dhe me suksesin 3-1 në Ballsh (golat Cobbinah, Batha dhe Muçi), ndaj Bylisit, në një ndeshje që ishte në rrezik deri në fund, vazhdon të kryesojë renditjen dhe ruajë distancën 9 pikë me vendin e dytë, Kukësin, që fitoi në frymën e fundit ndaj Luftëtarit.

Gjirokastritët i hapën jo pak probleme verilindorëve, që realizuan pas 8 minutash me Gavazaj. Mehmetllari shënoi golin e 1-1 me penallti, por në fund një perlë e Abazajt i dha 3 pikët ekipit të Shehit që vazhdon të shpresojë ende te titulli.

Barazim në garën europiane mes Laçit dhe Teutës, ku golit të Kallakut iu përgjigj Xhixha po në pjesën e parë. Sukses i rëndësishëm edhe për Vllazninë. Pavarësisht problemeve të rrogave, kuqeblutë mposhtë 3-1 ekipin e Flamurtarit, me dopietën e Likës dhe golin e Silvio Junior.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27

Laçi-Teuta 1-1

Shënues: Xhixha 45+2’ / Kallaku 12’ (p)

Bylisi-Tirana 1-3

Shënues: Peposhi 66’/ Cobbinah 26’, Batha 45+4′ (p), Muça 72’

Kukësi-Luftëtari 2-1

Shënues: Gavazaj 8’, Abazaj 90+5′ / Mehmetllari 68’ (p)

Flamurtari-Vllaznia 1-3

Shënues: Souza 90+4’/ Lika 65’ (p),  90+2′, Junior 71’

 

Leave A Comment