• Home
  • Moto GP
  • Pandemia godet sërish MotoGP, anullohet gara e radhës

Pandemia godet sërish MotoGP, anullohet gara e radhës

Gara e Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP është anulluar për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo garë ishte planifikuar të zhvillohej më datën 24 tetor.

Dorna, kompania që organizon garat e motoçiklizmit, ka vendosur që gara e Malajzisë të zëvendësohet nga pista italiane e Misano. Në këtë pistë do të zhvillohen dy gara, pasi më herët (19 shtator) do të zhvillohet edhe gara e San Marino.

Organizatorët e garës së Malajzisë bënë me dije se masat e ashpra anti-Covid që janë marrë si pasojë e pandemisë e bëjnë të pamundur zhvillimin e garës.

Leave A Comment