• Home
  • Tenis
  • Pandemia, vaksinim i detyrueshëm për të luajtur në Australian Open

Pandemia, vaksinim i detyrueshëm për të luajtur në Australian Open

Javët e fundit, në Melburn të Australisë, janë shtuar rastet me koronavirus. Për këtë arsye, qeveria e shtetit të Victoria ka vendosur vaksinim të detyrueshëm për rreth 1 milionë persona, përfshi edhe ata që merren me sport profesionist.

Një vendim ky që mund të ketë efekt edhe te grand slam i Australian Open, që zhvillohet në Melburn në janar të vitit të ardhshëm. Organizatorët e grand slam të parë të vitit, për momentin po monitorojnë situatën e pandemisë Covid-19.

Gjithsesi, Australian Open mund të bëhet eventi i parë tenistik që mund ta bëjë të detyrueshëm kryerjen e vaksinës për pjesëmarrësit, për të evituar karantinën, siç ndodhi këtë vit. Kjo mund të vërë në dyshim pjesëmarrjen e mjaft tenistëve ende të pavaksinuar.

Leave A Comment