• Home
  • Basketboll Vendi
  • Partizani dhe Tirana Barleti Basket dy finalistët e Kupës së Shqipërisë

Partizani dhe Tirana Barleti Basket dy finalistët e Kupës së Shqipërisë

Ekipet e Partizanit dhe Tirana Barleti Basket janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Sot pasdite, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, u luajtën dy sfidat gjysmëfinale, duke ëprcaktuar edhe dy skuadrat më të mira.

Tirana Barleti Basket (TBB) fitoi në sekondat e fundit 74-73 ndaj Flamurtarit kampion, në një ndeshje me shumë emocione e mjaft dramatike në mbylljen e saj. TBB pati një epërsi të lehtë në pjesën e parë, që e mbylli në epërsi 49-37. Në 20 minutat e dyta vjen rikuperimi i vlonjateve, që për një moment dalin përpara (73-72).

Gjithsesi, në sekondën e fundit, një kosh i Tea Jaçe i jep fitoren TBB, që mposht 74-73 Flamurtarin dhe shkon në finale. Anamaria Stojicic me 24 pikë ishte shënuesja më e mirë par Tirana Barleti Basket, ndërsa 33 pikët e Johnson për Flamurtarin mbetën për statistikë.

Në gjysmëfinalen e dytë, Partizani mposhti 87-81 Tiranën në derbin kryeqytetas, një tjetër ndeshje që dhuroi emocione në fushë. Të kuqtë udhëhoqën 51-34 në përfundim të pjesës së parë, avantazh që e administruan me kujdes deri në fund edhe pse bardheblutë rikuperuan në çerekun e tretë.

Në 10-minutëshin e fundit Partizani arrin të ruajë një avantazh të lehtë, duke fituar 87-81. Dajana Baraj me 29 pikë ishte lojtarja më e mirë për të kuqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Qoses dhe 25 të Verri për bardheblutë.

Leave A Comment