• Home
  • Basketboll Vendi
  • Partizani e mbyll vitin me trofe, mposht Flamurtarin dhe rrëmben Superkupën

Partizani e mbyll vitin me trofe, mposht Flamurtarin dhe rrëmben Superkupën

Skuadra e Partizanit në basketboll për femra është shpallur sot në mbrëmje fituese e Superkupës. Kryeqytetaset e drejtuara nga trajnerja Ledina Koçi fituan 65-62 në finale ndaj Flamurtarit, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet (17-15, 17-12, 9-20, 22-15 rezultati i katër periodave).

Partizani arriti të përmbysë në periodën e katërt një avantazh prej 8 pikësh që kishte skuadra vlonjate, që nuk arriti ta administrojë atë në minutat e fundit. Gjithsesi, ndeshja pati mjaft luhatje në lojë nga të dyja ekipet, pasi në pjesën e parë ishin të “kuqtë” që udhëhiqnin me 7 pikë.

O’Bryan e Flamurtarit, me 23 pikë e 10 rebound të realizuara sot, ishte shënuesja më e mirë në fushë për të dyja ekipet, por që s’mjaftoi për të fituar. Për Partizanin u dallua Aida Palko me 19 pikë, mbështetur edhe nga Lalaj me 16 pikë e Baraj me 15 pikë. Për t’u theksuar fakti se takimi u luajt në një sallë të ftohtë nga temperaturat e ulta.

Leave A Comment