• Home
  • Basketboll Vendi
  • Partizani fiton në sekondën e fundit ndaj Tirana Barleti Basket dhe hakmerret për Kupën

Partizani fiton në sekondën e fundit ndaj Tirana Barleti Basket dhe hakmerret për Kupën

Një kosh në sekondën e fundit i Dajana Baraj i dha fitoren skuadrës së Partizanit, që mundi 94-93 Tirana Barleti Basket (TBB), ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Një hakmarrje kjo për të “kuqtë”, pas finales së Kupës së Shqipërisë humbur pak ditë më parë ndaj TBB.

Partizani pati një epërsi të lehtë në pjesën e parë, por pa mundur të shkëputej shumë, duke rrezikuar në fund. TBB arrin të rikuperojë e udhëheq pak sekonda nga fundi, por Partizani arrin të realizojë koshin e fitores “in extremis”. Palko me 26 pikë e Lalaj me 24 ishin dy shënueset më të mira për Partizanin, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Stojicic për TBB.

Në krye të renditjes qëndron Flamurtari kampion, që fitoi 59-38 ndaj Vllaznisë, një ndeshje me nivel të ulët, ku skuadrat nuk u lodhën shumë në parket. Johnson me 21 pikë ishte shënuesja më e mirë për vlonjatet.

Pa probleme fitoi Tirana, që mundi thellë 119-56 Apoloninë jashtë fushe, ndehsje ku u dallua Klea Verri me 33 pikë. Ndërsa Studenti fitoi 68-45 ndaj Elbasanit (Marina Pëllumbi 18 pikë), duke qëndruar në vendin e katërt dhe që çon në play off.

Femra – Kategoria e Parë (java e 9-të)

Apolonia – Tirana, 56-119

Elbasani – Studenti, 45-68

Flamurtari – Vllaznia, 59-38

Partizani – Tirana Barleti Basket, 94-93

Renditja: Flamurtari 17 pikë, Partizani 16 pikë, Tirana 15 pikë, Studenti 15 pikë, Tirana Barleti Basket 13 pikë, Vllaznia 12 pikë, Elbasani 11 pikë, Apolonia 9 pikë.

Leave A Comment