Partizani mposht Tiranën në derbi dhe udhëheq i vetëm kampionatin

Është mbyllur java e 5-të e  kampionatit të Kategorisë së parë në Basketboll për femra.

Skuadra e Partizanit udhëheq e vetme renditjen me 10 pikë të plota. Të kuqtë fituan duelin e rkeut me Tiranën 85-80, një sfidë e bukur dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore. Për bardheblutë kjo ishte ndalesa e parë në kampionat.

Tirana ndan vendin e dytë bashkë me Flamurtarin, që fitoi pa probleme 71-52 në shtëpinë e Elbasanit. Ndeshje e dominuar nga basketbollistet vlonjate. Fitoren e parë korri në kampionat Tirana Barleti Basket, që mundi në fund 62-60 Studentin në derbin kryeqytetas.

Një sfidë ku ekipet dueluan fort për çdo pikë, por në fund triumfoi TBB. Fitore të thellë korri skuadra e Vllaznisë, që në fushën e saj mposhti 74-15 Apoloninë e vendit të fundit.

Kategoria e Parë – Femra, java e 5-të

Elbasani – Flamurtari, 51-72

Studenti – Tirana Barleti Basket, 60-62

Tirana – Partizani, 80-85

Vllaznia – Apolonia, 74-15

Renditja: Partizani 10 pikë, Tirana 9 pikë, Flamurtari 9 pikë, Studenti 8 pikë, Vllaznia 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Tirana Barleti Basket 6 pikë Apolonia 5 pikë.

Leave A Comment