Partizani pëson disfatën e parë në kampionat, ndan kreun me Flamurtarin

Java e 6-të e Kategorisë së Parë në basketboll për femra ka sjellë ndalesën e parë në kampionat për Partizanin, që u mposht 71-80 nga Studenti në derbin kryeqytetas. Një rezultat surprizë ky për skuadrën e “kuqe”, që nuk e priste këtë ndalesë. Studenti, ku sot u dallua Pëllumbi me 27 pikë, befason sërish, ashtu sikurse pat bërë edhe në javën e parë kur mposhti Flamurtarin kampion.

Nga kjo humbje e Partizanit përfiton pikërisht Flamurtari, që mundi pa problem 74-58 Tiranën në Vlorë, një ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga vendaset. Jashtë fushe triumfon Tirana Barleti Basket, që mundi 67-62 Apoloninë dhe korri suksesin e dytë sezonal. Triumfon edhe Vllaznia, që mposhti 91-58 Elbasanin në shtëpinë e këtij të fundit, ndeshje ku u dallua Rreshpja me 31 pikë, lider në parket.

Kategoria e Parë Femra, java e 6-të

Partizani – Studenti, 71-80

Apolonia – Tirana Barleti Basket, 62-67

Flamurtari – Tirana, 74-58

Elbasani – Vllaznia, 58-91

Renditja: Partizani 11 pikë, Flamurtari 11 pikë, Tirana 10 pikë, Studenti 10 pikë, Vllaznia 8 pikë, Tirana Barleti Basket 8 pikë, Elbasani 7 pikë, Apolonia 6 pikë.

Leave A Comment