• Home
  • Laçi
  • Partizani ringjallet kundër Kastriotit, Laçi mposht Teutën dhe i afrohet Europës (Video)

Partizani ringjallet kundër Kastriotit, Laçi mposht Teutën dhe i afrohet Europës (Video)

Ka ardhur më në fund fitorja e parë e Partizanit në këtë kampionat.

Të Kuqtë e Ilir Dajës kanë mundur 2-0 Kastriotin në transfertë, duke i dhënë fund ecurisë negative prej 2 humbjesh dhe barazimeve të regjistruara në 7 javët e para të Superiores.

Sfida është vendosur nga një goditje dënimi perfekte e Mustës në minutën e 37-të dhe një gol i Rrapaj në minutën e 90-të.

Fiton edhe Laçi, që ka mundur 2-0 Teutën në shtëpi.

Bardhezinjtë kanë marrë tri pikët falë një goli të Mazrekajt në minutën e 43-të të pjesës së parë dhe një të Guindos në të 91-ën, duke shkuar vetëm një pikë larg zonës europiane në renditje.

Teuta e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Jackson në minutat e fundit të takimit.

Fitorja e laçianëve gëzon edhe Tiranën, duke parë se Teuta mbetet në vendin e tretë, tetë pikë larg bardhebluve.

Leave A Comment