• Home
  • Partizani
  • Partizanit i mjafton një gol ndaj Dinamos, Të Kuqtë në gjysmëfinale falë një magjie

Partizanit i mjafton një gol ndaj Dinamos, Të Kuqtë në gjysmëfinale falë një magjie

Partizani e ka fituar 1-0 derbin e luajtur mbrëmjen e sotme kundër Dinamos dhe ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Të Kuqtë kanë arritur të fitojnë sfidën e kthimit falë një goli të Skukës në fundin e pjesës së parë.

Sulmuesi 23-vjeçar, i transferuar nga dinamovitët te Partizani në merkaton e janarit, ka kaluar pothuajse të gjithë mbrojtjen e miqve dhe ka mposhtur portierin Harizaj me lehtësi.

Leave A Comment