• Home
  • Basketboll Vendi
  • Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë për meshkuj

Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë për meshkuj

Ka startuar Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet eliminatore, që kanë përcaktuar dy ekipet e fundit që kualifikohen në fazën çerekfinale. Në fazën eliminatore morën pjesë skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë.

Në ndeshje para-eliminatore, Flamurtari fitoi 82-73 ndaj Skënderbeut, duke luajtur më pas me Apoloninë. Në këtë takim, skuadra fierake fitoi 62-58 ndaj vlonjatëve, duke shkuar në çerekfinale. Në ndeshjen tjetër, Besëlidhja fitoi 73-68 ndaj Elbasanit, duke u kualifikuar edhe ajo mes 8 më të mirave.

Ndërkohë, duke nisur nga sot dhe për tri ditë me radhë, do të luhen ndeshjet çerekfinale. Ato luhen në fushën e ekipit të renditur më mirë në kampionat në fund të fazës së parë. Përveç dy skuadrave që erdhën nga faza eliminatore janë edhe 6 ekipet e Superligës.

Leave A Comment