Pesë ose më shumë, askush si Guardiola në Champions League

Manchester City ka mposhtur me pesë gola Club Brugge në Champions League.

Siç ka bërë të ditur Opta, Manchester City është një makinë e vërtetë golash nën drejtimin e Guardiola-s.

Pesëshja e realizuar nga formacioni anglez në fushën e Club Brugge ka qenë e 19 për një skuadër të drejtuar nga Pep në Champions League.

Një e dhënë e frikshme. Bëhet fjalë për dyfishin e herëve në krahasim me skuadrat e drejtuara nga çdo trajner tjetër.

Mbrapa krahëve të Guardiola-s qëndrojnë Wenger dhe Ferguson, që ia kanë dalë vetëm tetë herë.

Leave A Comment