• Home
  • Premier League
  • Pickford përfshihet në një sherr në pub, fajin e kanë krahët e tij

Pickford përfshihet në një sherr në pub, fajin e kanë krahët e tij

Një sherr në një pub anglez. Asgjë e çuditshme po të mos ishte për faktin se mes njerëzve të përfshirë ka qenë edhe Jordan Pickford, portier i Anglisë dhe i Everton-it.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, duket se në një pub të East Boldon, South Tyneside, ka plasur një sherr mes disa personave që është mbyllur me një hunë të thyer dhe ndërhyrjen e policisë. Arsyeja? Krahët e shkurtër të portierit anglez…

Në fkat, Pickford tallet shpesh se i ka krahët si një “Tiranozaur”. Një tallje kjo që, me sa duket, nuk është pëlqyer nga lojtari dhe miqtë e tij dhe që ka shkaktuar një sherr të vërtetë.

Një burim anonim ka treguar: “Pickford është tallur si zakonisht për shkak të krahëve të tij të shkurtër dhe disa miq të tij janë zemëruar. Por sapo ka filluar sherri, ai ka qenë jashtë dhe nuk ka marrë pjesë në kaosin e krijuar. Besoj se nuk kanë patur as kohë që të pijë diçka. Ai është larguar shumë kohë para se të vinte policia”.

Për momentin nuk ka patur asnjë koment zyrtar nga ane lojtarit ose Everton-it, ndërsa policia po heton për të kuptuar se i kujt është faji për atë që ka ndodhur.

Leave A Comment