Gerard Piquem mbrojtësi veteran i Barcelona-s, i ka dhënë një këshillë yllit të Borussia Dortmund, Eerling Haaland, në lidhje me të ardhmen e tij.
Norvegjezi pritet të largohet nga verdhezinjtë në fundin e këtij sezonit dhe duket se preferenca e tij është Real Madrid, por Pique beson se transferimi në Madrid do të ishte një gabim.
“Nëse unë do të isha në vendin e Haaland dhe do të doja të fitoja Topin e Artë, nuk do të shkoja tek e njëjta skuadër si Kylian Mbappe”, ka thënë Pique për Fotball Espana.
Francezi flitet se ka një marrëveshje me Los Blancos për sezonin e ardhshëm dhe dy yjet e futbollit, sipas fjalëve të Pique, mund të kthehen në një pengesë për njëri-tjetrin nëse do të luanin në të njëjtën skuadër.