• Home
  • Seria A
  • Portieri magjeps Serie A në “San Siro”: elozhet e Giroud, por edhe komenti nga ylli i Manchester United

Portieri magjeps Serie A në “San Siro”: elozhet e Giroud, por edhe komenti nga ylli i Manchester United

Milani mundi 1-0 Sampdoria-n, por rezultati mund të ishte ndryshe po të mos ishin pritjet e portierit të Sampdorias, Wladimiro Falcone. Duartrokitje sidomos te rasti i Junior Messias, qe goditi befasisht…
“Nuk e pashë topin deri ne fund. Ishte një pritje e vështirë, sepse ndonjëherë e prek por nuk mund ta heqësh nga kuadrati dhe ta largosh nga zona”.

Pritja ndaj “gersheres” së Giroud është edhe më e bukur: “Edhe kjo pritje është një refleks i mirë – raporton Sampdoria.it -. Pavarësisht hedhjes, ai nuk mundi ta kthente në kënd dhe kështu u përpoqa të mbyll sa më shumë hapësirë. Komplimentet e tij? Ato janë vlen dyfish, sepse ata vijnë nga një kampion bote si ai.

Është një emocion të vish këtu në San Siro dhe të bësh një paraqitje të mirë. Jam i kënaqur me këtë, por jo me rezultatin. Pësuam një gol të shmangshëm, të cilin e kishim studjuar gjithashtu.

E dinim se do të ishte e vështirë, por qëndruam në lojë deri në fund. Më duhej të largohesha, pastaj thashë me vete se ishte më mirë të vazhdoja të luaja të dytën këtu. Mendova: ndoshta do të luaj një ose dy ndeshje… dhe ja ku jam. Audero? E respektoj shumë, titullari është ai. Por dua ta shijoj momentin: është nder të mbroj porten e klubit që më ka rritur”.

Paraqitjet e te riut Falcone nuk kane kaluar pa u vene re edhe pertej detit dhe ne Britanine e Madhe, aty ku nga Mancester ka reaguar ish-shoku i tij i ekipit, Bruno Fernandes.

“Ken punuar shumë dhe ke ditur të presesh momentin në heshtje, gjithmonë me përulësi, meriton gjithçka që po grumbullon”…

Në ndeshjen e djeshme të orës 12.30, Milani arriti të mposht Sampdorian, por “vetëm” 1-0. Pas golit të mrekullueshëm të Leaos, kuqezinjtë vazhduan të sulmojnë, sidomos në pjesën e dytë, por pak paqartësia dhe mbi të gjitha ndërhyrjet e shkëlqyera të portierit të Dorianit mohuan gëzimin e golit të dytë.

Shifra e Opta i thotë të gjitha: dy nga katër ndeshjet në të cilat Wladimiro Falcone ka bërë të paktën pesë pritje në Serie A kanë qenë kundër Milanit (gjashtë dje)…

Leave A Comment