• Home
  • Premier League
  • PREMIER LEAGUE | Diogo Jota fantastik, Liverpool beson ende te mrekullia! Arsenali gjen fitoren, por rekordi vendoset nga braziliani

PREMIER LEAGUE | Diogo Jota fantastik, Liverpool beson ende te mrekullia! Arsenali gjen fitoren, por rekordi vendoset nga braziliani

Sonte ka përfunduar java e 24-të e Premier League.

Liverpool vazhdon ecurinë pozitive dhe ne ndjekje te Manchester City qe eshte duke ecur me ritme te jashtezakonshme në krye.

Skuadra e Jurgen Klopp mundi Leicesterin 2-0 falë dy golave ​​të Diogo Jota, gjithnjë e më vendimtar.

Manchester City kryesues numëron 60 pikë, por Liverpool ka luajtur një ndeshje më pak. Sulmuesi portugez zhbllokoi takimin në minutën e 34-t. Kasper Schmeichel grushtoi gjuajtjen me kokë të Virgil Van Dijk dhe aty përfitoi Jota.

Vendasit vazhduan të sulmonin, por portieri danez i “Dhelprave” ishte në një mbrëmje shumë të mirë. Gjithsesi, Diogo Jota realizoi golin e qetësisë tre minuta nga fundit.

12 gola në Premier League për 25-vjeçarin dhe Momo Salah që kryeson renditjen e golashënuesve është vetëm 4 gola larg.

Feston më në fund Arsenali për këtë vit te ri, qe nuk e kishte provuar ende ate ndjesi. “Topçinjtë” morën tre pikët pas suksesit 0-1 ndaj Wolves, triumf shumë i rëndësishëm për objektivin Champions.

Mbrojtësi brazilian Gabriel shënoi golin e fitores në minutën e 25-të, teksa skuadra e topcinjve luajti me dhjetë lojtarë në 20 minutat e fundit.

Gabriel Martinelli mori dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm (3 sekonda, duke vendosur rekord ne Premier League), por Wolves nuk përfitoi nga superioriteti numerik, duke i dhënë fund ecurisë prej pesë ndeshjeve pozitive në kampionat.

Leave A Comment