• Home
  • Formula 1
  • Presidenti i F1 “sponsorizon” Mick: Ka ardhur koha të garojë me Ferrarin

Presidenti i F1 “sponsorizon” Mick: Ka ardhur koha të garojë me Ferrarin

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1 është i bindur se po vjen koha që piloti i ri gjerman Mick Schumacher të garojë me makinën Ferrari, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij Michael. “Mick po paraqitet mirë. Vitin e kaluar nuk kishte në dispozicion një makinë të mirë për të treguar aftësitë e tij”, tha Domenicali.

Shpresoj që makina e re Haas t’i ofrojë një veturë më të shpejtë për të treguar talentin. Kam patur privilegjin të punoj me babanë e tij te Ferrari, ndaj mund të them se të shohësh sërish një Schumacher te “kokëkuqja” do të ishte diçka e jashtëzakonshme për sportin tonë”, u shpreh Domenicali.

Aktualisht, te Ferrari janë Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, që rrezikojnë pas këtyre deklaratave. “Ferrari ka dy pilotë fantastikë dhe të rinj, por nëse Mick do t’i jepet një mundësi, do të jetë gati për ta shfrytëzuar atë”, u shpreh presidenti i Formula 1. Mick është aktualisht piloti i tretë i Ferrarit për vitin 2022.

Leave A Comment