• Home
  • Moto GP
  • Probleme me shikimin, Marquez rrezikon sezonin 2022 dhe karrierën

Probleme me shikimin, Marquez rrezikon sezonin 2022 dhe karrierën

Piloti spanjoll Marc Marquez rrezikon të qëndrojë të paktën 6 muaj pushim, pasi u diagnistikua me “diplopia”, që do të thotë i shikon shikim i dyfishtë (perceptimi i njëkohshëm i dy imazheve të një objekti të vetëm). Gjithçka rreth të ardhmes së tij do të varet nga shkalla e dëmtimit që ka pësuar nervi i syrit.

Mediat italiane bëjnë me dije se nëse dëmtimi është i rëndë, atëherë ai nuk ka shërim, çka do të thotë se karriera e pilotit spanjoll është e mbyllur. Në rast se bëhet fjalë vetëm për një tërheqje të nervit, gjë që ndodh zakonisht, atëherë situata përmirësohet. Gjithsesi, rikuperimi në këtë rast shkon deri në 6 muaj.

Problem për Marquez është se bëhet fjalë për të njëjtin sy ku ai kishte të njëjtin problem në vitin 2011, ndaj situata mund të jetë e rëndë. Njerëz pranë Marquez bëjnë me dije se gjendja e tij shpirtërore është e rënduar, pasi shpresonte shumë në një duel për titull vitin tjetër, pas rikthimit në pistë këtë vit me Honda.

Marquez nuk garoi para një javë në Portugali dhe do të mungojë edhe këtë fundjavë, në garën e Valencia, që mbyll sezonin. Madje ai nuk do të jetë as në testet e nëntorit në Jerez, duke rrezikuar të mos zbresë në pistë as në testet e shkurtit. Në rast se qëndorn 6 muaj pushim, ai mund të humbasë 3-4 garat e para sezonale.

Leave A Comment