• Home
  • Flamurtari
  • Probleme te Flamurtari, Daja i padit në gjyq / Zbulohet shifra që i detyrohen

Probleme te Flamurtari, Daja i padit në gjyq / Zbulohet shifra që i detyrohen

Flamurtari ka halle të mëdha, pasi trajneri Ilir Daja ka vendosur të depozitojë në FSHF padinë e tij për klubin vlonjat. Ish-trajneri i bregdetarëve nuk pretendon pak, por një shifër prej 90 mijë eurosh.

Vlerë e konsiderueshme kjo për klubin kuqezi që udhëhiqet sërish nga administratori Sinan Idrizi. Ky i fundit e kishte pranuar dhe vetë se kishte borxhe nda ish-teknikut të tyre.

Kolegët e Abcnews.al mësojnë se Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve i kërkoi Flamurtarit të zbatojë vendimin e gjyqit. Daja do të përfitojë rreth 78,184 euro vetëm nga pagat e pamarra, ndërsa 11304 euro janë nga bonuset e arritjes në Europë.

Leave A Comment